Lajme

Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 140 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë  61 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 515.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë gjashtë mijë e 705.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 832 mijë e 920 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 681 mijë e 450.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë një person ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore