Sport

Asgjë si hera e parë me kombëtaren


Emile Smith Rowe afër logo-s së Kombëtares të Anglisë

Në rrethana të çuditshme, ylli i ri i Arsenal-it, Emile Smith Rowe u ftua te kombëtarja e Anglisë për herë të parë.

Pas tërheqjes së disa lojtarëve për shkak të problemeve fizike, Gareth Southgate e ftoi Smith Rowe-in.

Sulmuesi i Arsenal-it shprehet se ky moment për të ishte “tejet emocional”.

“Ishte moment i madh për mua dhe familjen time”, tha ai.

“Vrapova posht shumë shpejt dhe i tregova mamasë time”, zbuloi Emile, “ishte shumë moment emocionues. Ata ishin shumë krenarë me mua”.

Smith Rowe, 21 vjeç, ka shënuar në tre ndeshjet e fundit për Arsenal-in.

Ai pritej të ishte pjesë e skuadrës U21, por të martën ai pranoi telefonatën e madhe nga Gareth Southgate.

Anglia luan përballë Shqipërisë të premtën, para se ta mbyll aventurën kualifikuese kundër San Marino-s më 15 nëntor.

Matematikisht, Anglia ka nevojë edhe për katër pikë që të sigurojë kualifikimin direkt në botëror.

Smith Rowe tha që ai ndihet “shumë nervoz” para stërvitjes së tij të parë.

“Luaj kundër këtyre lojtarëve çdo javë, por për Anglinë është krejt ndryshe”, tha ai.

“Të vesh të njëjtën fanellë stërvitjeje dhe t’iu pasojë topin – është e jashtëzakonshme të jem përkrah këtyre futbollistëve”.

“Harry Kane, për ato çfarë ka bërë me Anglinë, Raheem Sterling poashtu, është e mrekullueshme që jam krah tyre”, tha ai.

“E di që është e vështirë, ende se kam gëlltitur faktin që jam këtu”.

Emile Smith Rowe, Anglinë e ka përfaqësuar qysh nga moshat U16, një progres i njëjtë si ajo i shokut të tij të skuadrës, Bukayo Saka.

Të dy debutuan me Arsenal-in në të njëjtën ndeshje në vitin 2018. Smith Rowe më pas u huazua te Huddersfield dhe Leipzig, derisa Saka ndërtoi rrugën në ekipin e parë.

“Unë dhe Bukayo jemi shumë afër edhe jashtë fushës, jam shumë i lumtur kur ai luan për Anglinë”, tha Smith Rowe.

“Është shumë speciale të jem këtu me të, te dy kemi ardhur nga i njëjti vend. Është moment i madh edhe për ne, edhe për Arsenal-in”.

Smith Rowe pritet të bëj debutimin në njërën nga dy ndeshjet e ardhshme, me shpresën se ky do jetë fillimi i një karriere të madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore