Sport

Asensio ia bën të qartë Real-it: Dua të luaj


Futbollisti i Real Madrid-it, Marco Asensio, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me madrilenët, ku e ardhmja e tij mbetet në ajër.

Së fundmi, Asensio ka folur për të ardhmën e tij, ndërsa thekson se ka ende edhe një vit kontratë me Real Madrid-in.

Në konferencën për media, ndërsa ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës, Asensio deklaroi se dëshiron me patjetër të luajë, te Reali apo diku tjetër qoftë.

“Kam mundësinë të qëndroj deri në vitin 2023 pa rinovuar. Tani për tani nuk flas me me drejtuesit e klubit për të ardhmen, kam ende një vit në kontratën time”, tha fillimisht Asensio.

“Qëllimi im është të luaj vazhdimisht në vitet e ardhshme, kjo është ajo që ka rëndësi për mua dhe kam tre opsione ku mund të luaj. Në Real unë e kisha atë mundësi, por dua të vazhdoj të luaj edhe më tej”, shtoi 26-vjeçari.

Këto deklarata të sulmuesit spanjoll lanë të kuptohet që ai mund të transferohet në Milan, të cilët prej kohësh është duke e ndjekur me interes 26-vjeçarin dhe po pret momentin e duhur për të bërë afrimin e tij në “San Siro”.

Gjatë sezonit që u mbyll spanjolli luajti në 42 ndeshje në të gjitha garat dhe në to shënoi 12 gola dhe dhuroi dy asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore