Sport

Aryna Sabalenka thyen heshtjen pas vetëvrasjes së të dashurit


Aryna Sabalenka - Konstantin Koltsov

Ylli i tenisit, Aryna Sabalenka ka folur për herë të parë që nga vdekja e ish të dashurit të saj Konstantin Koltsov.

Vdekja e Koltsov është cilësuar si “vetëvrasje e dukshme” pasi ai ra nga ballkoni i një hoteli me pesë yje në Miami.

“Vdekja e Konstantin është një tragjedi e paimagjinueshme dhe ndërsa ne nuk jemi më bashkë, zemra ime është thyer”, ka shkruar Sabalenka në Instagram. “Ju lutemi respektoni privatësinë time dhe privatësinë e familjes së tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Koltsov, një ish-lojtar profesionist hokej, besohet se i ishte bashkuar Sabalenka-s në qytet ndërsa ajo përgatitej për Miami Open.

Është e paqartë kur marrëdhënia e Sabalenka dhe Koltsov përfundoi, por burime të shumta thanë për “The Telegraph” se çifti ishte ndarë.

Pavarësisht vetëvrasjes së tij, numri “2” i botës Sabalenka ende synon të luajë turneun WTA në Sunshine State këtë javë, raportoi “Tennis Channel” të martën.

Përpara ndeshjes së saj në raundin e 64-të kundër shoqes së saj më të mirë, Paula Badosa të Spanjës, të premten, Sabalenka u pa e veshur me të zeza ndërsa stërvitej.

Policia e Miami-Dade ka marrë kontrollin e hetimeve për vdekjen e Koltsov. Por ish-gruaja e tij ofroi pikëpamjen e saj mbi atë që mund të kishte ndodhur me ish-bashkëshortin e saj, duke thënë se ai “ka qenë shumë i dehur” para rënies së tij dhe se kishte shishe pijesh alkoolike të gjetura në të gjithë dhomën e tij në katin e 23-të të “St. Regis Bal Harbour Resort”.

“Me shumë mundësi, ai ishte shumë i dehur”, zbuloi ajo. “Në dhomën ku qëndronte Konstantin u gjetën shishe bosh alkooli. Kishte një ballkon me pamje nga oqeani”.

Policia ka përjashtuar vrasjen dhe beson se hetimi do të përfundojë brenda një muaji, sipas ish-gruas së tij.

Përsa i përketë lidhjes mes Sabalenka dhe Koltsov ata thuhet se ishin bashkë për herë të parë në qershor 2021 dhe dy herë fituesja e Australian Open ka postuar shpesh foto të tyre së bashku në llogarinë e saj në Instagram.

Tragjedia e Aryna Sabalenka: Nga vdekja e babait deri te humbja e të dashurit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore