Sport

Aryna Sabalenka rikthehet në fushë 24 orë pas vdekjes së të dashurit të saj


Konstantin Koltsov - Aryna Sabalenka

Numri “2” i botës në tenis, Aryna Sabalenka u pa duke u përgatitur për Miami Open të marten, vetëm 24 orë pas vdekjes shokuese të të dashurit të saj Konstantin Koltsov.

Policia ka konfirmuar se Koltsov vdiq në moshën 42-vjeçare të hënën në një vetëvrasje pasi u hodh nga ballkoni i një hoteli në Miami.

Ish-lojtari profesionist i hokejit besohet se i ishte bashkuar të dashurës së tij në qytet ndërsa ajo përgatitej për Miami Open, ku ajo fillon fushatën e saj këtë të premte.

Pavarësisht vetëvrasjes së tij, “Tennis Channel” po raporton se Sabalenka ende synon të luajë turneun në Sunshine State këtë muaj.

Si rezultat, të martën ajo u rikthye në fushë për tu praktikuar përpara ndeshjes së saj të raundit të 64-të të premten, kur do të takohet me fituesen e ndeshjes hapëse të Simona Halep dhe Paula Badosa.

Në pamjet e ndara nga komentatori sportiv polak, Bartosz Ignacik, Sabalenka mund të shihet duke u praktikuar vetëm 24 orë pasi u konfirmua vdekja e Koltsov.

Departamenti i policisë së Miami-Dade tha për “Daily Mail” se hetimi për vdekjen e Kolstov po trajtohet si një “vetëvrasje e dukshme”.

Raportet nga vendlindja e tij Bjellorusia kishin pohuar fillimisht se Kolstov kishte vdekur nga një “trombozë gjaku në tru”.

Koltsov, i cili luajti për Pittsburgh Penguins të NHL, u konfirmua i vdekur nga ish-klubi i tij Salavat Yulaev Ufa në Telegram të martën.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se trajneri i Salavat Yulaev, Konstantin Koltsov, ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e klubit rus.

Vdekja e partnerit të Sabalenka-s vjen vetëm pesë vjet pasi ajo humbi babanë e saj Sergey pas vdekjes së tij të papritur në moshën 43-vjeçare.

Sabalenka dhe Koltsov u lidhën për herë të parë në qershor 2021 dhe dy herë fituesja e Australian Open ka postuar shpesh foto të tyre së bashku në llogarinë e saj në Instagram.

Zbulohet shkaku i vdekjes së të dashurit të Aryna Sabalenka, nuk ishte mpiksje gjaku në tru

Tragjedia e Aryna Sabalenka: Nga vdekja e babait deri te humbja e të dashurit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore