Art&dizajn

Arti në tela i Qëndresës


String Art

Ky lloj i pazakontë i artit vjen përmes formave të arritura me tel, gozhdë dhe dru.

Për herë të parë nisi të aplikohet në shekullin 19, nga një mësuese në një shkollë angleze, e cila gjeti një mënyrë origjinale për të demonstruar forma gjeometrike para studentëve të saj.

Duke u bërë kështu trend në Amerikë e më pas në të gjithë botën.

“String” ose artin me tela e bënë edhe një artiste kosovare.

Qëndresa Mustafa Kllokoqi e nisi këtë praktikë gjatë kohës së pandemisë, duke u inspiruar nga gratë, ajo synon që përmes artit të saj t’ju dalë në ndihmë atyre.

Manovrimet me tela janë lëvizje të kalkuluara që nga vendosja e gozhdës e deri te rrotullimi i telit, duke luajtur me drejtpeshim të ngjyrave dhe hijeve të cilat duan matje precize dhe teknikë pune.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore