Sport

Arsenal/ Priten largime masive në radhët e topçinjëve


Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, duket shumë larg formës optimale dhe futbollit të bukur që ka dhuruar për shumë vite me radhë. Arsenal-i pas 15 javësh në Premier Ligë, e gjenë veten në vendin e 15 me 17 pikë, me pesë fitore, dy barazime dhe tetë humbje.

 

Duket se forma e dobët do të sjelli furtunë në klub dhe shumë lojtarë janë me valixhe në duar, gati për tu larguar nëse vijnë ofertat e duhura.

I pari që pritet të largohet është turko-gjermani, Mesut Ozil. Numri 10 i Arsenal-it është në sezonin e tij të tetë me topçinjtë, që nga koha e transferimit nga Real Madrid-i, por këtë sezon nuk ka asnjë paraqite me ekipin. Rroga e lartë e 32-vjeçarit prej 18.2 milionë paund, e largon akoma dhe më shumë Ozil-in nga radhët e Arsenal-it. Të interesuar për të mbeten Fenerbahçe dhe Juventus-i.

Boshnjaku, Sead Kolasinac, pritet gjithashtu të largohet në rastet e një oferte të mirë. Mbrojtësi i majtë është në sezonin e tij të katërt me Arsenal-in, që kur u transferua nga Schalke 04, me parametera zero.

Shkodran Mustafi është një tjetër emër në dalje nga Arsenal-i. Qendërmbrojtësi nga Kosova, që luan për Gjermanin, nuk e ka përmbushur pritshmërinë që kishin për të në Londër. Për Mustafin mbetet e interesuar Barcelona, si një transferim “low-cost”.

Spanjolli Hector Bellerin është një tjetër lojtarë që mund të largohet nga Arsenal-i. I dalë nga “La Masia”, Bellerin ashtu si dhe Mustafi është i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona. Edhe PSG mbetet e interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

Qendërmbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos është emri tjetër që pritet të largohet nga topçinjtë. Ashtu si edhe Mustafi, Sokratis nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kishin për të në Londër, që pas transferimit të tij nga Borussia e Dortmund-it.

Mbrojtësi tjetër, Calum Chambers është i lidhur me një largim nga Arsenal-i. Anglezi është parë si një talent premtues në fillimet e tij, po dëmtimet e shumta ja kanë zbehur formën dhe në rast të një oferte të kënaqëshme, klubi është gati ta largojë.

Francezo-kamerunasi 19-vjeçar, William Saliba, i transferuar për shifrën e 30 milionë eurove nga Saint-Etienne, nuk ka mundur të gjejë formën optimale në Londër. Pas një sezoni me topçinjtë, ai mund të largohet në huazim, duke bërë një prapa kthim tek Saint-Etienne.

Në rastet së do të mbërrijnë oferta të mira, nga Arsenal-i mund të largohen edhe emra të tjerë si; Alexandre Lacazette, Nicolas Pepe, Mohamed Elneny dhe Granit Xhaka./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore