Përballje

Arsenal nuk dorëzohet në garën për titull, fiton në udhëtim te Newcastle


Arsenal- nuk është dorëzuar akoma në garën për titull kampion, teksa në ndeshjen e javës së 34-të në Premier Leauge, shënoi fitore të madhe në udhëtim te Newcastle United me rezultat 0:2.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 14-të, kur Martin Odegaard shënoi një super-gol nga distanca.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë të vendasve, por nuk arritën të shënojnë në portën e “Topçinjve”.

Derisa në minutën e 72-të, Newcastle ishte i pafat, pasi Fabian Schar shënoi auto-gol, duke çuar epërsinë e mysafirëve në 2:0.

Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e dytë me 81 pikë, një më pak se lideri Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore