Shqipëria

ARRSH: Kujdes në këto akse rrugore


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije mëngjesin e 14 shkurtit gjendjen e akseve rrugore, në të cilat qarkullimi kryhet me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës.

RAJONI  VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot-Qafë Luzhë, Bajram Curri-Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë, Kryqëzim Domaj-Draj, Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim Plepa-Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit-Lis, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Aksi Milot–Lezhë është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

RAJONI QENDROR

Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, segmentet e Dajtit, Prrenjas-Qafë Plloçë dhe rruga e Stëblevës.

RAJONI  JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH-ja bën thirrje që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë.” Duhet të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, deklaron Autoriteti Rrugor.

Reshjet e borës gjatë mbrëmjes së 13 shkurtit kanë prekur pothuajse të gjithë territorin. Ato janë shoqëruar me erëra të forta dhe temperatura shumë të ulëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore