Shqipëria

Arrestohet shtetasi shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë


Policia e shtetit ka njoftuar më 22 janar arrestimin e shtetasit shqiptar me iniciale R.E, 54-vjeç, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25 nëntor të vitit 2020-të, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore