Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për dhunim


Ilustrim.

Një person është arrestuar të dielën në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore”.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, edhe një person ka humbur jetën në Podujevë pasi i njëjti ishte lënduar

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë”.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Nga Policia është thënë për të dy rastet se po vazhdojnë të jenë nën hetime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore