Kosova

Arrestohet në Bullgari kryeshefi i KRU “Gjakovës”, supozohet të jetë i kërkuar nga INTERPOLI


Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari më 19 shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për Albanian Post.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’”.

Po ashtu, është thënë se i njëjti dyshohet të jetë në kërkim nga Interpoli.

“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, është thënë nga MPJD për AP.

Albanian Post ka dërguar pyetje në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe është në pritje të përgjigjes.

Krasniqi, ishte emëruar në këtë pozitë më 14 korrik të 2022-ës.

Ai në zgjedhjet e fundit lokale, ishte kandidat për asamble në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore