Shqipëria

Arrestohet i riu në Sarandë, trafikonte 10 emigrantë të paligjshëm


Në Sarandë, një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar dhjetë emigrantë të paligjshëm.

I riu mësohet se po i transportonte emigrantët kundrejt fitimit, ndaj dhe grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të arrestuarit.

Shërbimet e Komisariait të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi.

Ai është O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Kurse materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore