Sport

Aro Muric afër transferimit në Superligën e Turqisë


Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, shumë shpejtë pritet të transferohet në Superligën e Turqisë, ku do t’i bashkohet skuadrës së posa ngjitur në elitën e futbollit turk, Adana Demirspor.

Transferimi i gardianit kosovar, pritet të bëhet në formën e huazimit një-vjeçar.

Te Adana Demirspor, Aro do të ketë shok skuadre Mario Balotellin i cili u transferua pak kohë më parë te ky klub.

Sezonin e fundit, Muric ishte i huazuar në ligën holandeze te skuadra e Willem II, me të cilët u paraqit për 11 takime.

Derisa, portieri kosovar është ende në pronësi të klubit të Manchester City-t.

Përveç klubit Willem II, ai ka luajtur në huazim edhe në ekipet tjera si: NAC Breda, Nottingham Forest e Girona.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore