Lajme

Aprovohet kërkesa e Auditorës së Përgjithshme për ulje page, nga 3 mijë e 835 në 2 mijë e 800 euro


Kërkesa e Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, për ulje page është miratuar nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Vlora Spanca kishte kërkuar ulje të pagës nga 3 mijë e 835 euro në 2 mijë e 800, gjë e cila iu aprovua.

Anëtari i këtij komisioni, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë se deputetët nuk mund të përzihen në kërkesën e auditores.

“Ka qenë vetiniciativë dhe nuk është etike nga ne të përzihemi në këtë pjesë apo të ndryshojmë pasi është diçka simbolike dhe të lihet vlera e asaj që ka kërkuar pra 2800 euro. Nuk duhet që të ndikojmë edhe tek dikush që ndoshta kërkon ulje page dhe me u ndikua që ne mundemi edhe më shumë t’i ulim”, ka thënë ai.

Ndërsa, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, foli për raportet e auditimit që do të prezantohen për gjatë vitit.

“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore. Deri ne fund të vitit do dërgohen raporte edhe tek Ministria e Drejtësisë raporte konfidenciale për dhomat e specializuara të gjykimeve”, ka thënë ajo.

Spanca tutje tha se tashmë në kuadër të planeve dhe kërkesave për auditim është mbushur dhe se janë shumë kërkesa që po presin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore