Sport

Anulohet çmimi i madh i Singaporit


Çmimi i madh i Singaporit në Formula 1 është anuluar dhe nuk do të organizohet këtë vit.

Autoritetet e F1 dhe çmimit të madh të Singaporit janë pajtuar që nuk do të jetë e mundur që gara të mbahet për shkak të rregullave Anti-Covid.

Garat tjera që zhvillohen në fundin e kalendarit, si Abu-Dhabi e Brazili, po ashtu mund të jenë rrezik i anulimit për shkak të pandemisë.

“E kuptojmë se fansat tonë donin të kishin edhe një garë të Singapore”, tha Colin Syn, shefi i garës në kontinentin aziatik.

“Ka qenë shumë e vështirë që të anulojmë për herë të dytë eventin, por më e rëndësishme është jeta e njerëzve”.

Singapore është një nga shtetet që ka mbajtur kurbën e infeksionev shumë të ulet, duke menaxhuar shumë mirë pandeminë.

Por, masat kundër udëhtimeve, të cilat i detyrojnë shtetasit e huaj të karantinohen për dy javë, e bëjnë të pamundur që gara të zhvillohet.

Formula 1 po kërkon zëvendësimin e kësaj gare me një tjetër, në një sezon që ka një rekord prej 23 garash.

Turqia, e cila u anulua dy javë më parë, mund të zëvendësojë Singaporin.

Një tjetër mundësi është “ringjallja” e çmimit të madh të Kinës.

Kurse, mundësia e fundit, është që Austin, në Amerikë, të zhvillojë dy gara.

Vendimi do të merret së shpejti, me drejtuesit e F1 që po bëjnë të pamundurën që viti i rekordit, të mos përfundojë pa rekord.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore