Lajme

Anulohen dy seanca në gjykimin ndaj Pjetër Shalës


Pjetër Shala.

Dy seanca ndaj gjykimit në çështjen e ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë anuluar.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të DhSK-së, ndërsa është paraqitur edhe në kalendarin e gjykatës.

Këto seanca ishin parashikuar që të mbahen javën e ardhshme.

Seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet më 20 shtator 2023.

“Paraqitja e provave prej mbrojtjes do të nisë (varësisht nga rezultati i mocionit të mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa akuzave)”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i 24-të në këtë çështje me kodin 4255.

Gjykata Speciale.

Dëshmia e tij parashihet të zgjasë tri ditë me pyetje nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe kundër-pyetje nga ekipet mbrojtëse.

Dëshmitari po dëshmon në seancë private ku po prezantohen disa dokumente nga Prokuroria.

Gjatë këtij muaji në Speciale ka dëshmuar edhe zyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams.

Gjatë dëshmisë së tij, Abrahams është marrë në pyetje edhe nga avokatët e të akuzuarave, derisa e ka pranuar se ka gabuar në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja dhe se ka hartuar raporte duke cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998 duke i cituar mediat serbe.

Pos Abrahams, gjatë këtij muaji ka dëshmuar edhe Agim Idrizi, derisa e ka mohuar që i ka “mbyllur shqiptarët në burgje”.

Ndërkaq gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore