Lajme

Anonymous sulmon faqen e FSB-së ruse


Anonymous

Grupi i hakerëve Anonymous ka hakuar faqen zyrtare të internetit të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse (FSB).

Ky grup ka marrë përsipër që të veprojë njëjtë sikur me FSB-në edhe me faqet e tjera të institucioneve të qeverisë ruse.

Disa faqe të mediave ruse ishin hacker-uar, ditë më parë duke u zëvendësuar nga një mesazh kundër luftës dhe thirrje për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni drejt vdekjes djemtë dhe bashkëshortët tuaj”, thuhet në mesazhet e shfaqura.

Anonymous është një kolektiv dhe lëvizje ndërkombëtare e decentralizuar aktiviste dhe hakktiviste, e njohur kryesisht për sulmet e ndryshme kibernetike kundër disa qeverive, institucioneve qeveritare dhe agjencive qeveritare, korporatave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore