Lajme

Ndërpriten faqet e mediave ruse, shfaqin mesazhe kundër Putin-it


Disa faqe të mediave ruse janë hacker-uar, duke u zëvendësuar nga një mesazh kundër luftës dhe thirrje për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni drejt vdekjes djemtë dhe bashkëshortët tuaj”, thuhet në mesazhet e shfaqura.

Ai ka vazhduar, duke thënë se “Putin-i po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik”.

Ndër faqet që kanë pësuar ndërprerje përfshijnë atë të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, së bashku me faqet e lajmeve rbc.ru, kommersant.ru, fontanka.ru dhe iz.ru.

Sakaq, disa prej tyre përpos ndërprerjes kanë paraqitur edhe mesazhin.

Për këtë çështje, mediat ruse kanë fajësuar Anonymous si përgjegjës për hacker-imin.

Ky i fundit është një komunitet amorf i aktivistëve në internet që ka tërhequr për herë të parë vëmendjen globale rreth një dekadë më parë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore