Euro 2020

Anglia – Danimarka: Formacionet zyrtare


Finalisti i dytë i Kampionatit Evropian, “Euro 2020” do të diskutohet sonte mes Anglisë dhe Danimarkës, me dy kombëtaret që do të përballen mes tyre me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Të dy trajnerët, do të hyjnë në këtë sfidë, me formacionet e njëjta sikurse në ndeshjet e fundit.

Trajneri i Anlgisë, Gerath Southgate, nuk do të ketë asnjë mungesë në formacion, derisa homologu i tij, Kasper Hjulmand, përveç Christian Eriksen-it, nuk do të ketë tjera mungesa.

Sothgate ka vendosur që të hedhë në fushë nga minuta e parë, futbollistin e Arsenal-it, Bukayo Saka.

Pra, treshja Saka, Mount dhe Sterling do të jenë ofensiva angleze që do ta ndihmojnë Harry Kane në sulm.

Declan Rice dhe Kalvin Phillips janë dyshja defanzive në mesfushën e Anglisë,

Derisa në mbrojtje do të jetë katërshja Maguire, Stones Walker dhe Shaw, kurse në portë është portieri Jordan Pickford.

Gjithashtu edhe trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, do ta rreshtojë skuadrën e tij, njëjtë sikurse në ndeshjet e kaluara nga të cilat erdhi deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni madhor.

Hjulmand do të hyjë kundër Anglisë me formacionin 3-4-3, me Schmeichel në portë, si dhe treshja mbrojtëse do të përbëhet nga Christensen, Kjaer dhe Vestergaard.

Maehle, Delaney, Hojbjerg dhe Larsen do të përbëjnë katërshen e mesfushës te danezët.

Drisa në fazën e sulmit, do të jetë treshja Damsgaard, Braithwaite e Dolberg.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Sancho, Mount, Sterling; Kane.

Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore