Lajme

Angli, mijëra penalizime për mosmbajtjen e maskës anti-COVID


Gati dy mijë njerëz, për mosmbajtje të maskave në transportin publik të Londrës, janë ndjekur penalisht.

Që nga qershori 2020, kushdo që udhëton, duhet të mbajë një maskë si kusht transporti.

Kryebashkiaku i Londrës tha se një “pakicë egoiste” vazhdon t’i shkelë rregullat.

Për të “ndërgjegjësuar” të pabindurit, janë vendosur gjoba.

Gjobat janë 200 paund për shkeljen e parë – e cila u ul në 100 nëse paguhej brenda 14 ditëve.

Personat, të cilët refuzojnë të paguajnë gjobën brenda afatit të lejuar, mund të dërgohen për ndjekje penale.

Deri më sot ka ndjekur penalisht një mijë e 733 persona, duke rezultuar në një gjobë mesatare prej 549 paund, kosto prej 198 paund.

Më shumë se 215 mijë njerëz janë ndaluar të përdorin transportin publik, derisa të pajisen me maskën.

Oficerët e Përmbarimit mund të ndalojnë udhëtarët të hipin në një shërbim ose t’u kërkojnë atyre të largohen.

Që nga 19 korriku, 304 persona u penguan të hipnin në një shërbim transporti.

Një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës tha: “Coronavirus nuk është zhdukur, dhe me rastet që rriten përsëri, është jetike që njerëzit të marrin masa për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Me stinën e dimrit, rastet edhe të virozave të tjera, janë të lartë, kështu që “mbajtja e maskave të fytyrës në rrjetin e transportit publik është jetike”, thotë ai.

“Ndërsa shumica e londinezëve vazhdojnë të bëjnë gjënë e duhur dhe ta mbajnë një të tillë, është e qartë se ndryshimet e sjella nga qeveria u kanë dhënë pasagjerëve sinjale të përziera dhe kanë ndikuar në pajtueshmërinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore