Boks

Andrade ndëshkon Williams-in


Demetrius Andrade përfundoi triumfues në dyluftimin kundër Liam Williams.
Të shtunën në mbrëmje (17 prill), në Florida të SHBA-ve, Andrade e mbroi me sukses titullin e Organizatës Botërore të Boksit në kategorinë e peshave të mesme, kundër sfidantit dhe pretendentit Williams.

Amerikani nga Rode Island (ishull), vazhdon të mbetet i pamposhtur, më një rekord të shkëlqyer prej 30 fitoresh (18 me nokaut) dhe zero humbjesh.

Deri para rezultatit të ndeshjes midis tyre, anglezi Williams konsiderohei kundërshtari më i ashpër që do mund të përballei ndonjëherë Andrade – por ja ku jemi tani.

Ndeshja me pak fjale

Andrade e lëndoi keqazi Williams-in në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë arriti të shënoi një nokdaun (K.D.) pas një kombinimi majtë-djathtë tepër të saktë dhe të fortë.
Por ndeshja nuk ishte aspak e njëanshme: Williams u pa disa herë duke iu kundërvënë egërsisht amerikanit dhe duke e kthyer betejën në një sherr me fare pak hapësirë midis tyre.
Megjithatë, Andrade manovroi me zgjuarsi duke iu afruar për ta kapur për aq kohë sa t’i duheshe arbitrit për t’i ndarë.
Raundi 9 ishte më i miri për Williams-in ku, një e djathtë raketë, për herë të parë në ndeshje, e vuri në vështirësi serioze Andrade-n. Mirëpo, fatkeqësisht për Williams-in, nuk arriti dot të finalizojë në atë moment të artë.
Momenti kur Andrade tronditet nga e fuqia e të djathtës së Williams-it
Në përfundim të ndeshjes gjyqtarët shënuan targën 118 – 109, 118 – 109 dhe 116 – 111 për Andrade-n.

Fakti që Williams tregoi fuqinë për ta rrëzuar Andrade-n, rikonfirmoi aftësitë dhe nivelin e tij botëror.

Në kuadër të ndeshjes dhe performancës së të dy boksierëve, Joe Calzaghe, një prej legjendave të boksit nga Uellsi i Mbretërisë së Bashkuar, tha:

“Përpjekje heroike nga Ëilliams. U lëndua fare herët por, ne të nëntin (raundi) u kthye si një boksier elitar dhe kështu e tregoi përsëri që i përket nivelit më të lartë në botë”, tha Calzaghe për Sky Sports.

Calzaghe nuk la pa koment sjelljen e arbitrit:

“Arbitri shumë i keq dhe frustrues – i la të mbahen më shumë se ç’duhet”.

Kartela e Williams-it shënon 23 fitore, prej të cilave 18 me nokout, 3 humbje dhe një barazim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore