Sport

Amerikani i Laçit transferohet në Malajzi


Kyrian Nwabueze amerikano-nigeriani i skuadrës së Laçit, pas shkëputjes së kontratës me kurbinasit është transferuar në Super Ligën e Malajzisë, te ekipi i Kuala Lumpur City-it.

Nwabueze ishte pjesë e Laçit që nga 2019. Në total, ai u paraqit 54 ndeshje me bardhezinjtë, ku shënoi 38 gola dhe dhuroi gjashtë asiste.

Sezonin e kaluar ai shënoi 24 gola në Kategorinë Superiore, duke u shpallur fituesi i “Kepucës së Artë”.

Klubi i ri i Nwabueze-s, Kuala Lumpur City ndodhet në kryeqytetin e Malajzisë, nga vetë emri. Klubi ka fituar dy herë Super Ligën e Malajzisë, një herë Ligën e Dytë dhe nëntë kupa të ndryshme që zhvillohen në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore