Lajme

Amerikanët e shohin Kinën si kërcënimin më të madh për SHBA-të, sipas anketës


Gati 50 për qind e amerikanëve besojnë se Kina është vendi që përbën kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew.

Në të njëjtën kohë, vetëm 17 për qind e qytetarëve amerikanë përmendën Rusinë si kërcënimin më të madh, ndërsa katër për qind e tyre besojnë se asnjë vend nuk përbën kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pothuajse dy për qind e të anketuarve thanë se kërcënimi më i madh është Koreja e Veriut dhe po i njëjti numër i të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë kërcënimi më i madh.

Hera e fundit që Pew kreu një sondazh të tillë ishte në vitin 2019, kur i njëjti numër amerikanësh karakterizuan Kinën dhe Rusinë si kërcënimet më të mëdha.

Në përfundimet e hulumtimit në vitin 2014, Rusia ishte në krye të listës, ndërsa në vitin 2007 ishte Irani.

Kur bëhet fjalë për aleatin më të rëndësishëm të Washington-it, numri më i madh i amerikanëve, 22 për qind e tyre, emëruan Mbretërinë e Bashkuar.

Në vendin e dytë është Kanadaja (gjashtë përqind), dhe në vendin e tretë është Izraeli (katër përqind).

Vetëm një përqind e qytetarëve amerikanë e quajtën Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore