Lajme

Ambasadori i KB-së në Myanmar, thirrje ndërkombëtarëve për përmbysjen e grushtit ushtarak


Ambasadori i Kombeve të Bashkuara në Myanmar, Kyaw Moe Tun ka kërkuar nga Asambleja e përgjithshme e KB-së ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme ndërkombëtare për të ndihmuar përmbysjen e puçit ushtarak.

“ Ne kemi nevojë për veprime të mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare për t’i dhënë fund menjëherë grushtit të shtetit, për të ndaluar shtypjen e njerëzve të pafajshëm, për t’i kthyer pushtetin shtetëror njerëzve dhe për të rivendosur demokracinë”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, vlerësoi vërejtjet e bëra nga diplomati.

“ SHBA vazhdon të dënojë grushtin e shtetit në Myanmar”. Ne dënojmë dhunën brutale të forcave të sigurisë ndaj njerëzve të paarmatosur”.

Greenfield shtoi se SHBA do të vazhdojë ofrimin e ndihmës humanitare  duke përfshirë Rohingya dhe popullsi të tjera në shtetet Chin, Kachin, Rakhine dhe Shan.

Ndërsa, Presidenti i Qendrës Globale të Drejtësisë, Akila Radhakrishnan, tha se bota duhet të duartrokasë trimërinë e përfaqësuesit Kyaw Moe Tun për dhënien e një deklarate kaq të fuqishme në emër të popullit të Myanmar-it.

Grushti i shtetit në Myanmar

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, me 1 shkurt duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore