Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve: Të përkushtuar për rritjen e transparencës në luftën kundër korrupsionit


SHBA-të janë “tejet të përkushtuara” për vazhdimin e përpjekjeve dhe rritjen e transparencës në komunitetin global në luftën kundër korrupsionit.

Ky është mesazhi që përcjell Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, duke përshëndetur kështu Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Sipas ambasadës amerikane, po punohet për të ndërtuar standarde të forta dhe për t’ju përmbajtur atyre.

“Departamenti amerikan i Shtetit po e lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre”, thuhen në postimin e bërë në Twitter.

E gjitha kjo, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare.

Po ashtu duke përdorur “kufizimet dhe sanksionet e vizave për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe për të mbështetur gazetarët dhe aktorët joqeveritar që promovojnë transparencën dhe mbrojnë përgjegjësinë për individët e korruptuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore