Zgjedhjet në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë inkurajon qytetarët të dalin për të votuar


Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të dalin për të votuar në zgjedhjet e parakohshme dhe të mos lejohet që pandemia të ndalojë përcaktimin e së ardhmes së Kosovës.

“Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën, vëni një maskë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve lokale”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet që të raportohet për çdo parregullsi tek menaxherët e faqeve të votimit dhe çdo shkelje kriminale – si përpjekje për të ndikuar dhe kërcënuar votuesit ose kandidatët – në Polici.

“Bëni pjesën tuaj për të siguruar integritetin e zgjedhjeve të sotme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore