Sport

Allegri shpallet trajneri i muajit nëntor në Serie A


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor në Serie A.

Lega Serie A ka njoftuar se tekniku toskan ishte trajneri më i mirë në Serie A muajin e kaluar.

“Massimiliano Allegri po dëshmon edhe një herë se ai është një trajner i madh, solid dhe pragmatik, i aftë për të lexuar situatat e lojës në mënyrën më të mirë të tyre dhe për të gjetur ekuilibrin dhe zgjidhjet taktike që janë optimale për paraqitjet e ekipit të tij”, shpjegoi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

Në muajin nëntor, Allegri me ekipin e tij morën tri fitore shumë të vlefshme në po aq ndeshje.

Bardhezinjtë mposhtën Inter-in, Verona-n dhe në ndeshjen e fundit shënuan fitore ndaj Lazio-s.

Lega Serie A tha se Allegri do ta marrë çmimin në ndeshjen e parë të vitit të Juventus-it në shtëpi kundër Udineses më 7 janar 2023.

Ndërkohë, Juventus-i iu është rikthyer formës së mirë, të cilët që pas humbjes ndaj Milan-it më 8 tetor, kanë fituar gjashtë ndeshje radhazi.

Bianconerët rifillojnë sezonin e tyre në Serie A më 4 janar, jashtë në Cremonese. Pas rezultateve të tyre mbresëlënëse gjatë muajit të fundit, mediat italiane besojnë se djemtë e Allegrit mund të bëhen sërish pretendentë për titull në janar.

Juventusi do të vizitojë liderët e tabelës Napoli në “Stadio Maradona” në janar dhe shpreson të shohë Paul Pogba të kthehet në aksion pas një operacioni në meniskun kur të rifillojë sezoni.

Aktualisht, skuadra e Allegri-t mban vendin e tretë në tabelën e Serie A me 31 pikë, dy më pak se Milan-i i vendit të dytë dhe 10 më pak se Napoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore