Sport

Allegri, mes tre zgjedhjeve


Ish-trajneri i Juventus-it është shumë afër rikthimit në detyrë.

Alternativat për të nuk janë të pakta, madje janë tre nga skuadrat më të mira në botë.

Një nga Spanja e dy nga Italia. Real Madrid, një rikthimi te Juventus-i dhe Inter-i janë mundësitë për Massimiliano-n.

Për momentin, mediat e konsiderojnë punë të kryer uljen e tij në stolin e Real Madrid-it, por oferta e Juventus-it mund të ndryshojë gjithçka.

Gjithçka mund të bëhet zyrtare brenda pak orëve, kur Zidane të largohet zyrtarisht nga klubi madrilen.

Për Juventus-in, Allegri është opsioni i vetëm. Nëse nuk nënshkruhet me Allegri-n, Pirlo do të vazhdojë në stolin bardhezi.

Për Real Madrid-in, Allegri është opsion së bashku me Conte-n dhe Raul-in, por Massimiliano është i pari në listë.

Për Inter-in, Allegri është një nga shumë alternativat.

Tani për tani, stoli i rëndë i Bernabeu-t duket si e ardhmja e Allegri-t, por gjithçka varet nga oferta në drejtim të tij.

Madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë më shumë se dy skuadrat italiane.

10 milionë në sezon dhe kontratë dy vjeçare, është oferta nga Real-i. Juventus-i mund t’i ofrojë më shumë vite, por jo aq shumë para.

Vendimi tani është në dorën e Allegri-t, që do ta bëjë rikthimin në futboll pas dy viteve pushim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore