Jetesë & Stil

Aktori i “Friends” diagnostikohet me kancer, shprehet i pashpresë


Aktori i serisë së famshme “Friends”, James Michael Tyler, i cili në këtë prodhim kinematografik luajti në rolin e “Gunther”, ka zbuluar se po lufton me fazën e katërt të kancerit të prostatës.

Për “NBC Today”, 59 vjeçari, ka bërë të ditur se ai është diagnostikuar me kancer që prej shtatorit të vitit 2018, dhe qysh prej asaj kohe ky problem shëndetësor ka filluar ti përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit, përfshirë kockat dhe shpinën.

Aktori, i cili u shfaq në të 10 sezonet e serisë “Friends”, tani më nuk mund as të ec, sepse kanceri i egë i ka lënë të paralizuar pjesën e poshtme të trupit të tij.

“Unë u diagnostikova me kancer të përparuar të prostatës, i cili ishte përhapur në kockat e mia”.

“Unë jam marrë me atë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit. Është faza e katërt. Kanceri i fazës së vonshme. Kështu që përfundimisht, e dini, do të më marrë ndoshta”, është shprehur aktori.

Tyler ka bërë të ditur se në fillimet e diagnostikimit të tij me kancer, mjekët janë shprehur optimist në përmisimin dhe marrjen në kontroll të gjendjes së tij shëndetësore, por që në fillimi të pandemisë me COVID-19, kanceri filloi t’i përhapej me hapa të shpejtë.

Aktori, i cili po trajtohet me kimioterapi, tha se sëmundja e tij e ndaloi atë të shfaqej personalisht në ribashkimin special të “Friends”, i cili u transmetua muajin e kaluar në HBO.

Por, në vend të kësaj, ai bëri një paraqitje përmes Zoom.

“Unë doja të isha pjesë e kësaj dhe fillimisht do të isha në skenë, të paktën, me ta dhe të isha në gjendje të merrja pjesë në të gjitha festimet”, tha Tyler.

Michael, ka zbuluar po ashtu se kanceri i tij u zbulua gjatë një kontrolli të thjeshtë, tre vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore