Kosova

Aktakuzë ndaj dy drejtorëve të Komunës së Deçanit


Komuna e Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë, këtë të mërkurë, ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve të komunës së Deçanit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i pandehuri me iniciale R.H. në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, ndërsa dy të pandehurit e tjerë njëri Drejtor i Inspektoratit dhe tjetri inspektor në këtë komunë, nuk kanë bërë inspektimet e duhura dhe rrjedhimisht kanë dhënë leje për një ndërtim i cili nuk i ka plotësuar kushtet ligjore.

“I pandehuri, R.H., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Deçanit, në katër raste të ndara, duke tejkaluar kompetencat e tij sipas detyrës zyrtare, ka lëshuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjet përkatëse, që sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”.

“Ndërsa, të pandehurit, H.T. në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit në komunën e Deçanit dhe i pandehuri, J.H, si person zyrtar në pozitën e shefit të sektorit për inspektim në këtë komunën, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tyre ligjore, duke lejuar mbindërtimin e tri kateve të një objekti, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore