Lajme

Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe një qytetari


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dymbëdhjetë 12 zyrtarëve policorë, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Ndërkaq i pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

“Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

“I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Ndërkaq sipas komunikatës së Prokurorisë, i pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokuroria ka thënë se në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore