Lajme

Aksidentohet vetura e FSK-së, lëndohet një person


Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Nga ky aksident shoferi ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar” – ka thënë Elezaj.

Ai tutje ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 kanë pranuar një informatë për aksident trafiku në fshatin Cërmjan – Gjakovë.

Elezaj, ka thënë se përveç lëndimeve të lehta trupore që ka pranuar shoferi ka pasur edhe dëme materiale.

Një aksident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në maj të 2021 në Gjakovë.

Aksidenti kishte ndodhur mes veturës së FSK-së dhe një tjetër civile dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjeri, pjesëtarë të FSK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore