Shqipëria

Aksidenti masiv në Milot, procedohet penalisht 24-vjeçari nga Kosova


Policia e Lezhës mëngjesin e 27 nëntorit ka proceduar penalisht një shtetas pas aksidentit masiv të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Përkatësisht, do të ndiqet penalisht shtetasi A. M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë nga autoritetet shqiptare.

Në njoftimin e Policisë, njoftohej se 24-vjeçari në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të tre automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje – në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S., dhe A.M., banues në Kosovë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore