Shqipëria

Aksident masiv në Milot, përfshihet makina që shoqëronte Berishën


Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Tre makina, ku dy prej tyre shoqëronin ish-kryeministrin, Sali Berisha, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas Policisë, në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të Berishës.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dy shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Berisha më herët ndodhej në Kurbin ku mbajti dhe foltoren e radhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore