Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Fier – Këmbësori humbet jetën, pasi u dërgua në spital


Një shtetas 50-vjeçar ka gjetur vdekjen në spital, pasi u përplas nga një automjet tip fuoristradë në Fier, ku edhe mori lëndime të shumta.

Albanian Post e raportoi rastin, ku bëhej me dije se mjeti kishte dalë nga rruga dhe kishte përplasur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime të shumta.

Teksa, tashmë, ka pasur edhe një reagim të Policisë së Shtetit, ku sqarohet ngjarja.

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore