Shqipëria

Përplasen 2 automjete te stadiumi ‘Air Albania’, Tiranë


Pranë stadiumit “Air Albania”, rreth orës 19:25, raportohet se ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga dëshmitarët përreth zonës, bëhet me dije se automjeti tip BMW me drejtues shtetasin B.XH., po lëvizte me shpejtësi tej normës së lejuar në rrugën “Dervish Hima”.

Drejtuesi i automjetit tip BMW humbi kontrollin e mjetit, duke përplasur makinën tip Benz, që ishte e parkuar.

Policia dhe autombulanca mbërritën në vendngjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.

Shërbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit, B.XH..

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore