Shqipëria

Aksident në Tiranë, ndërron jetë 27 vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, me pasojë vdekjen e një të riu. Policia e shtetit njofton se si pasojë e plagëve të marra 27 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  drejtuesi i automjetit me inicialet P. L, ka aksidentuar drejtuesin e një motorri. Motorri drejtohej nga shtetasi 27 vjeçar, me inicialet E. Ç.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit, shtetasi me iniciale E. Ç. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore