Shqipëria

Aksident në Plepa-Shkozet, makina përplas për vdekje të moshuarin


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Plepa-Shkozet, ku një makinë ka përplasur për vdekje një të moshuar, duke e lënë atë të vrarë në vend.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një makinë me targa të huaja, ajo e cila ka aksidentuar të moshuarin. Ky i fundit mbetet ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore