Lajme

Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona


Ilustrim

Sipas pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur këtë të shtune të 16 prillit në fshatin Qyshk të Pejës, pesë persona janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Albanian Post se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë liruar në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore