Zgjedhjet në Shqipëri

Akset e bllokuara rrugore në rrethin e Korçës


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka lajmëruar akset e bllokuara rrugore në rrethin e Korçës.
Rruga që lidh fshatrat Vithkuq, Shtyllë, Panarit aktualisht është e pakalueshme. Akset rrugore, Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Zvezdë-Pustec, Korçë-Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-
Leskovik, janë të qarkullueshme me zinxhirë. Aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht dhe Korçë-Maliq-Lozhan, është i kalueshëm pa zinxhirë.
Policia ka lajmëruar se sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye detyrës.
Ndërkohë, territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore të cilat kanë sjellë edhe vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore