Sport

Akil Gjakova kualifikohet në raundin e dytë të Grand Slam-it të Parisit


Katër xhudistë nga Kosova po marrin pjesë në Grand Slam-in që po mbahet në Paris.

Vetëm dy xhudistë kosovar janë përballur deri më tani, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Akil gjakova ka fiuar ndeshjen e tij të parë, pasi ka mposhtu xhudistin nga Algjeria, Messaoud Redouane Dris, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kjo fitore nuk ishte e lehtë për Akilin, pasi ai arriti të mposht algjerianin pas gjashtë minutash me “Wazza-ari”.

Akil Gjakova është kualifikuar në raundin e dytë, ku pritet të përballet me xhudistin nga Uzbekistani, Akhadov Shakhram.

Në anën, xhudistja kosovare Flaka Loxha, u eliminua nga çekja Vera Zemanova, me IPPON, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në këtë garë janë po ashtu edhe Laura Fazliu e Distria Krasniqi, të cilat pritet të përballen në orët në vijim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore