Sport

Aguero i gatshëm të sakfrikoj Champions-in për Premier League


Tashmë është e ditur që Aguero do të largohet nga Manchesyer City në fund të sezonit.

Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e argjentinasit 32-vjeçar.

Fillimisht, favorit u cliësua Barcelona, por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejtë.

The Times raporton që Aguero është shumë i lumtur me jetën në Angli dhe nuk dëshiron që të lëviz nga ishulli.

Të interesuar për shërbimet e tij nga Premier League janë dy klubet londineze, Chelsea dhe Tottenham.

Pak ditë më parë Sloskjaer tha që United nuk është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të rivalëve të tyre.

Kjo, në garë nga Premier League e sheh vetëm Chelsea-n dhe Tottenham-in.

Tuchel është shumë i interesuar për shërbimet e sulmuesit, në rast se pista Haaland dështon.

Kurse, në anën tjetër, e ardhmja e Kane te Tottenham është ende në ajër, me sulmuesin anglez që do të vendos pas Euro 2020.

Për gjelat, Aguero do të ishtë një opsion shumë i mirë, sidomos duke marrë parasysh eksperiencën e tij në Premier League.

Aguero është i gatshëm që të sakfrifikoj Champions-in, për të mbetur në Premier League.

Kujtojmë se Chelsea dhe Tottenham-i janë të dyja në luftë për zonën Champions, në duelin e ashpër ku janë të përfshira pesë skuadra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore