Sport

Aguero dhe Barcelona, tani shumë afër


Sergio Aguero është shumë afër për t’iu bashkuar Barcelonës sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola.

Pas skadimit të kontratës, 32-vjeçari Aguero do të largohet nga “Etihad Stadium” këtë verë.

Gjatë 389 ndeshjeve me Manchester City-n, ai ka shënuar 260 gola.

Pas përballjes së djeshme përballë Everton-it, ku City fitoi 5-0, Aguero shënoi dy herë dhe qytetarët ngritën titullin në qiell, Pep Guardiola foli për mediat.

“Mund të zbuloj një sekret”, tha Guardiola.

“Ndoshta ai është afër për të arritur një marrëveshje me klubin tim të zemrës, Barcelonën”.

“Ai do të luajë krah lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi-t”.

Guardiola shtoi që Aguero, me shumë mundësi, “do të kalojë mirë te Barcelona. Me të, Barcelona do të bëhet e fortë dhe më e fortë”.

I emocionuar, Guardiola e mbylli duke thënë.

“Sergio është një futbollist i veçantë, një person i mrekullueshëm. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe një fund përrallor. Jam shumë i lumtur për të”.

Pas largimit të Aguero-s, City do të kërkojë një sulmues në merkato.

Dy emrat e përmendur janë Harry Kane dhe Erling Braut Haaland. I pari është mundësi e madhe, pasi ai do të largohet nga Tottenham-i.

Se kush do të jetë “pyka” që do të përforcojë edhe më shumë këtë skuadër perfekte të City-t, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore