Kosova

AGK dhe KMShK i reagojnë Fitore Pacollit: “Kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshill i Mediave të Shkruara të Kosovës

Thirrjes së deputetes së Lëvizjes Vetevendojes, Fitore Pacollit, ndaj Qeverisë dhe Kuvendit për marrje të masave dhe kontroll ndaj mediave, i ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshill i Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët u shprehën të shqetësuar dhe e cilësuan si të rrezikshme për lirinë e medias në vend.

AGK dhe KMShK u shprehën se çfarëdo tentimi nga Qeveria e Kosovës për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për ndërhyrje në punë të mediave.

“Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, shkruan ata përmes një deklarate të përbashkët për media.

“AGK-ja dhe KMShK-ja të shqetësuar me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli. Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.  Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo”, shkruhet në reagim.

Kërkesa e deputetes në fjalë ka zgjuar reagimin edhe të drejtuesve të mediave të cilët e quajtën përpjekje për ndërhyrje në lirinë dhe përmbajtjen mediatike.

Më poshtë gjeni deklarimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje në foltoren e Kuvendit të Kosovës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore