Lajme

Afrika është një vend strategjik për ne, thotë Meloni


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Afrika është një vend strategjik për Italinë, por edhe për Evropën.

Meloni ndodhet në një vizitë zyrtare dy-ditore në Etiopi, ku mori pjesë në një samit trepalësh së bashku me kryeministrin etiopian Abi Ahmed dhe presidentin somalez Hassan Sheikh Mohamud.

Në fjalimin e saj para audiencës, kryeministrja italiane kritikoi veçanërisht qasjen evropiane ndaj Afrikës.

“Evropa ka mbetur prapa në Afrikë. Afrika është padyshim një vend strategjik për ne. Italia po përpiqet ta promovojë atë. Kjo mund të kompensohet me mirëkuptim të përbashkët”, tha Meloni.

Ajo theksoi se po përpiqen të shohin se çfarë është më e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e vendeve afrikane, duke shtuar se Italia mund të jetë lider në këtë përpjekje.

“Ndryshe nga sa perceptohet, Afrika nuk është në fakt një kontinent i varfër. Në disa raste është një rajon i shfrytëzuar, por nuk ka mjete për të shfrytëzuar pasurinë e saj”, shtoi Meloni.

Ajo kujtoi se migrimi është një nga problemet më të mëdha të Afrikës.

“Etiopia është një vend që pret sot më shumë se një milion refugjatë. Nëse këto vende, që janë edhe strategjikisht të rëndësishme për ne, nuk marrin mbështetjen e nevojshme, problemet e tyre do të vijnë edhe tek ne. Italia e kupton shumë mirë këtë, sepse ne jemi më të afërmit e tyre”, theksoi kryeministrja italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore