Shqipëria

Aeroporti i Rinasit zyrtarizon zgjerimin e bashkëpunimit me Wizz Air


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pritet të inaugurojë të mërkurën e 10 majit një zhvillim të ri në tregun shqiptar krahas linjës më të madhe ajrore në Shqipëri “Wizz Air”.

Kjo pjesë e re në infrastrukturën komerciale të aeroportit do të zyrtarizojë sakaq zgjerimin e kapaciteteve mikpritëse.

Konferenca për shtyp është planifikuar në orën 10:00.

Shtimi i pasagjerëve është një ndër sfidat kryesore për një aeroport në rritje, mbi të gjitha kur fluturimet ditore pritet të shkojnë nga 100 në 150 gjatë këtij viti.

Investimet në infrastrukturë, janë atashuar edhe me zhvillime në strategjitë e marketingut, për të reklamuar punën e Rinasit.

Në katër muajt e parë të vitit 2023 ndërkohë, është pritur pasagjeri i 1.5 miliontë, duke pasur një rritje eksponenciale në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e shkuar, e cila shkon në 50% më shumë.

Vetë Tirana madje, po kthehet në një hub për tranzit, i përdorur nga udhëtarët, me shifra të ulëta aktualisht, por të cilat janë shumë premtuese për të ardhmen.

Me shtimin e shifrave, qëllime dhe synime nga kompania, ka edhe për të aplikuar në tenderë evropianë, të cilët përqendrohen në qëndrueshmëri, efikasitet dhe digjitalizim, të cilat janë kryefjalë e zhvillimit të çdo biznesi në Evropë sot.

Plani afatgjatë, është edhe ai i shërbimeve Cargo, apo i taksive ajrore, të cilat sjellin zhvillime shumë të mëdha, duke pasur në mend edhe vepra të tjera që mund të sjellin fluks të shtuar të udhëtarëve në të ardhmen, siç është ai i Marinës së re në Durrës.

Madje, duke lënë mundësi të hapura edhe për aviacionin privat, në rast se shërbime të tilla do të gjejnë vend me kalimin e kohës.

Më poshtë mund të lexoni intervistën ekskluzive me zotëruesin kryesor të Kastrati Group, Shefqet Kastrati:

Nuk janë më kinezët, jemi ne që duam Shqipërinë – Shefqet Kastrati rrëfen zgjerimin e Rinasit për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore