Shqipëria

Açka: Libri është një Traktat për Shqipërinë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prag të nisjes fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka publikuar librin e tij të parë të titulluar “Misioni im”.

Në prezantimin e librit të tij, mori pjesë edhe botuesja Flutura Açka, njëkojhësishtë kandidate për deputete në partinë Demokratike për qarkun e Elbasanit.

Ajo e ka cilësuar librin si traktat për Shqipërinë.

“Basha e ka quajtur letër e hapur shqiptareve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexojë çdo shqiptar i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën”.

Açka u shpreh se “qasjet e Bashës në këtë libër që janë të shumta që kanë të bëjnë me të gjitha fushat edhe ka edhe gjëra personale që janë shumë të rëndësishme megjithëse është treguar shumë i kursyer”.

“Unë sigurisht si “Skanderbeg Book”, jam e nderuar që botoj një traktat të kësaj natyre dhe që besoj se do të vazhdojë edhe të jetë ndoshta një mundësi për të debatuar edhe më gjerë”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore