Bota

Abu Dhabi: Fillojnë fluturimet direkte për Izrael


Linja ajrore shtetërore e Abu Dhabit, Etihad Airways, filloi fluturimet direkte tregtare të pasagjerëve, nga kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv të Izraelit.

Kjo është lidhja e fundit e drejtpërdrejt ajrore, midis dy vendeve, që vendosën marrëdhënie diplomatike vitin e kaluar.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), në Izrael, Mohamed Al Khaja, dhe shefi i misionit të Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Eitan Na’eh, ishin pjesëmarrës në fluturimin inaugurues.

Gjithashtu, prezent ishte dhe CEO i Grupit Etihad, Tony Douglas, i cili e quajti fluturimin si “momenti më i rëndësishëm në historinë e Etihad”.

Ndërsa agjencia e lajmeve të Emiratëve WAM, njoftoi të martën se ka filluar shërbimin e lajmeve në hebraisht. Duke u bërë kështu agjencia e parë arabe e lajmeve dhe në hebraisht.

Raportimet e saj do t’i përqendrojë pjesërisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Etihad tha se fillimisht do të ofronte dy fluturime javore midis Tel Aviv dhe Abu Dhabi.

Fluturimi prej tre orësh e 20 minutash, do të kryhet në një nga avionët kryesorë të kompanisë, Boeing 787-9 Dreamliner.

Me kapacitet prej 290 pasagjerë, me 28 vende në klasin A dhe 262 vende në klasin ekonomik.

Të hënën, Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën Izraelin në listën e saj të gjelbër.

Kjo do të thotë se vizitorët nuk kanë nevojë për karantinë.

Shteti arab i Gjirit është bërë një destinacion popullor për turistët izraelitë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë ndër vendet me programet më të shpejta të vaksinimit anti- Covid në botë.

Linjat e tjera ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, kanë nisur fluturimet  direkte.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrain normalizuan marrëdhëniet me Izraelin, gjatë shtatorit të kaluar, nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore