Lajme

Abazoviç: Pas çdo nacionalizmi në Ballkan qëndron korrupsioni


Dritan Abazoviç

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, është shprehur se “pas çdo nacionalizmi në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni”.

“Prandaj ne treguam vendosmëri dhe vullnet për ta luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. Nuk ka palë të privilegjuara në këtë luftë”, tha Abazoviç, transmeton media malazeze “Vijesti”.

Pas takimit me dy senatorët amerikanë, kryeministri malazez arriti në konstatim se Mali i Zi “është anëtar i besueshëm i aleancës së NATO-s”.

“Dhe si i tillë, sigurisht anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian” potencoi Abazoviç.

Abazović na sastanku sa američkim senatorima, Foto: Vlada Crne Gore

Ndërsa, nga ana tjetër, senatorët Murphy dhe Peters theksuan rëndësinë e përkushtimit të Malit të Zi ndaj vlerave të NATO-s.

“Ata mirëpritën aktivitetet e Qeverisë për modernizimin e ushtrisë malazeze dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes aktiviteteve të SHBA-së në periudhën e ardhshme, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit malazez.

Ndryshe, dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, gjatë ditës janë takuar me presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Miltavoviç ka thënë se nga pozita e presidentit “do të përmirësoj edhe më tej partneritetin strategjik mes Malit të Zi dhe SHBA-së”.

Ai potencoi se partneriteti strategjik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i rëndësishëm, “veçanërisht në këto momente të ndryshimeve politike”.

“Ne po përpiqemi të krijojmë një sistem tjetër vlerash në Mal të Zi. Ne ramë dakord se procesi i integrimit në BE është shumë i rëndësishëm dhe se ai duhet të përfundojë me sukses në vitet e ardhshme kur bëhet fjalë për Malin e Zi, i cili kërkon përshpejtimin e reformave”, ka deklaruar Milatoviç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore